Ndërlidhjet

Putin shpreson se vizita e Kerryt do të ndihmoj në raportet Rusi-SHBA


Vladimir Putin (djathtas) dhe John Kerry gjatë një takimi të mëparshëm në Moskë
Vladimir Putin (djathtas) dhe John Kerry gjatë një takimi të mëparshëm në Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se shpreson se vizita në Moskë e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, do të ndihmoj në kapërcimin e dallimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Sirinë dhe Ukrainën.

Duke folur në fillim të bisedimeve të sotme, zoti Putin e ka lavdëruar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve për një lloj të suksesit të arritur për konfliktin në Siri.

Zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë për bërje të progresit në bisedimet paqësore në Gjenevë dhe do të fillojë “puna shumë serioze dhe e vështirë” për tranzicionin politik në Siri.

“Qasja serioze për të cilën ne ishim në gjendje të bashkëpunojmë, ka bërë dallim në jetën e njerëzve në Siri dhe për mundësitë që të bëhet progres për paqe”, i tha Kerry zotit Putin.

“Populli në Siri dhe populli në rajon, si rezultat, kanë rast ta shijojnë mundësinë se çka do të thotë reduktim i madh i dhunës dhe marrja e ndihmave humanitare”, tha John Kerry.

XS
SM
MD
LG