Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Trajnime për policinë e Shqipërisë lidhur me migrantët


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka filluar trajnimin e kufitarëve të Shqipërisë, për t’i përgatitur për fluksin e mundshëm të refugjatëve.

Mund të ndodhë që migrantët do të përpiqen ta përdorin Shqipërinë si rrugë të re për në Evropën Perëndimore, pasi fqinjët rajonalë, Maqedonia dhe Serbia, i kanë mbyllur kufijt jugorë, raporton agjencia AP.

OSBE-ja dje e ka filluar një numër të takimeve për policinë kufitare dhe atë të migrimit në Shqipëri në tri rajone, për t’i përgatitur ata “në dritën e fluksit të shtuar të migrantëve nëpër Ballkanin perëndimor”, thuhet në një njoftim të OSBE-së.

Oficerët policorë shqiptarë po stërviten për tu ballafaquar me “rrugët e migrantëve, parakontrollin e migrantëve, profilimin e luftëtarëve të mundshëm terroristë dhe zbulimin e veprave kriminale”.

Shqipëria, që po ashtu po bashkëpunon me Italinë për të qenë e gatshme për fluksin e mundshëm të migrantëve, deri tash nuk është shfrytëzuar si rrugë tranzitore e refugjatëve për të arritur në shtetet e Evropës Perëndimore.

XS
SM
MD
LG