Ndërlidhjet

Kerry: Bisedimet me Putinin ishin “produktive”


Delegacioni amerikan i udhëhequr nga John Kerry (majtas) dhe ai rus i prirë nga presidenti Putin gjatë takimit të mbrëmshëm në Moskë

Delegacioni amerikan i udhëhequr nga John Kerry (majtas) dhe ai rus i prirë nga presidenti Putin gjatë takimit të mbrëmshëm në Moskë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë biseduar afro katër orë për Sirinë dhe Ukrainën.

Zoti Kerry tha mbrëmë vonë në Moskë se konsideron se bisedimet me Putinin ishin “produktive”.

Raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë përkeqësuar prej se Uashingtoni ka imponuar sanksione kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë, në vitin 2014.

Zyrtari i lartë amerikan tha se me presidentin rus, Vladimir Putin, kanë biseduar se si të kthehen në gjendjen e armëpushimit real në pjesën lindore të Ukrianës dhe për fatin e pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, e cila nga një gjykatë ruse është dënuar me 22 vjet burg, për akuza lidhur me involvimin e saj në vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duke folur së bashku me zotin Kerry në konferencën për gazetarë në Moskë, tha se Rusia ia ka shpjeguar John Kerryt qëndrimin e saj për Savchenkon.

XS
SM
MD
LG