Ndërlidhjet

Belgjikë: Arrestohen 6 vetë gjatë hetimeve për sulmet në Bruksel


Policia në Bruksel gjatë kontrollit të veturave
Policia në Bruksel gjatë kontrollit të veturave

Policia e Belgjikës i ka arrestuar 6 vetë në kuadër të hetimeve për sulmet vetëvrasëse të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në aeroport dhe sistemin e metros në Bruksel, ka thënë mbrëmë Zyra e prokurorisë.

Këto arrestime janë bërë gjatë kërkimeve nëpër rajonin Shaerbek në pjesën veriore dhe Jete në perëndim. Kërkime ka pasur edhe në pjesën qendrore të Brukselit.

Por, së paku dy vetë që janë identifikuar nga policia në fotografitë e kamerave vëzhguese në aeroport dhe stacion të metros, ku kanë ndodhur sulmet, ende janë në arrati.

Më herët këtë javë, policia e ka bastisur një banesë në lagjen Shaerbek, ku qartazi tre sulmuesit kishin qëndruar, para se të niseshin për në aeroport, me valixhe të mbushura me eksploziv, më 22 mars.

XS
SM
MD
LG