Ndërlidhjet

Vuçiq: Serbët e Bosnjës të mos sulmohen pas dënimit të Karaxhiqit


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tërhequr vërejtjen kundër sulmeve ndaj serbëve të Bosnjës, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, për dënimin e ish-liderit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, për gjenocid në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit, me 40 vjet burg.

“U tërheq vërejtjen atyre që mendojnë ta marrin vendimin si arsyetim për sulme politike dhe të tjera kundër Republikës Serbe”, tha mbrëmë Vuçiq në Beograd.

“Ne do të qëndrojmë me popullin tonë, ne do ta mbrojmë të drejtën për të mbijetuar dhe ekzistuar”, th Vuçiq, dhe ka shtuar se “ne nuk do t’i kërcënohemi askujt, por nuk do ta lejojmë askend të shkel në serbë vetëm se ata janë serbë”.

Vuçiq tha se serbët “janë popull krenar”.

XS
SM
MD
LG