Ndërlidhjet

Pas heshtjes 27 vjeçare, dënohet Fatva e Iranit kundër shkrimtarit Rushdie


Salman Rushdie
Salman Rushdie

Pas 27 vitesh heshtjeje, Akademia Suedeze, e cila vendos për fituesin e Çmimit Nobel për literaturë, e ka dënuar Fatvën e Iranit kundër shkrimtarit, Salman Rushdie.

Në një deklaratë në faqen e saj në Internet, kjo akademi për të parën herë ka vlerësuar se fatva dhe çmimi me para për vrasjen e shkrimtarit Rushdie, paraqet “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”.

Shefi i akademisë, Tomas Riad, tha se i është kthyer çështjet së shkrimtarit Rushdie pas marrëveshjes atomike dhe rritjes në 600 mijë dollarë të çmimit, që ofrohet aktualisht për vrasjen e zotit Rushdie, nga ana e 40 mediave të udhëhequra nga shteti në Iran.

“Parimi i pavarësisë së literaturës nga kontrolli politik është i një rëndësie fundamentale për civilizimin dhe duhet të mbrohet kundër sulmeve nga hakmarrësit dhe mbështetësit e cenzurës”, tha Riad.

Në vitin 1989 Akademia Suedeze pat refutzuar të marrë qëndrim ndaj fatvës, duke thënë se kishte dilemë ndërmjet mbështetjes për shkrimtarin Rushdie dhe mbajtjes së neutralitetit.

Ky vendim për të mbetur i heshtur ka ndikuar që dy anëtarë të akademisë të paraqisnin dorëheqje.

Kërcënimi me vdekje kundër shkrimtarit, Salman Rushdie, ishte bërë nga lideri i atëhershëm suprem i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, për romanin “Vargjet Satanike” për profetin Muahmed. Këtë libër i ndjeri Khomeini e kishte vlerësuar si blasfemi.

Salman Rushdie, i lindur në Indi në një familje myslimane jofetare, që thoshte se është ateist, ishte detyruar të fshehej.

Qeveria e Britanisë e pat vënë atë nën mbrojtje të policisë, pas vrasjeve ose përpjekjeve për vrasje të përkthyesve dhe botuesve të tij.

XS
SM
MD
LG