Ndërlidhjet

Francë: Është zbuluar sulmi terrorist në “shkallë të avancuar”


Bernard Cazeneuve

Bernard Cazeneuve

Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, tha se policia e ka arrestuar dje një të dyshuar, i cili ishte “në shkallë të avancuar” për të kryer sulm në Francë.

Cazeneuve tha se megjithatë “nuk ka dëshmi të prekshme për ndërlidhje të këtij komploti me sulmet në Paris ose Bruksel”.

Tashmë dihet se sulmuesit vetëvrasës të grupit ekstremist, Shteti Islamik, që kanë kryer sulme në aeroportin dhe metron e Brukselit, më 22 mars, kishin pasur lidhje me personat e involvuar në sulmet në Paris më 13 nëntor të vitit të kaluar, nga të cilat u vranë 130 vetë.

Ministri Cazeneuve tha se personi i arrestuar me shtetësi franceze, “i takon rrjetit terrorist, që ka synuar ta sulmoj” Francën.

XS
SM
MD
LG