Ndërlidhjet

SHBA: Vazhdon procesi kundër ukrainasit që paraqitej si amerikan


Artur Samarin - foto e vitit 2015
Artur Samarin - foto e vitit 2015

Në një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka vazhduar procesi gjyqësor kundër një ukrainasi, që paraqitej si student amerikan.

Gjykata në shtetin Pensilvania e ka hedhur poshtë një prej dhjetë akuzave me të cilat ngarkohet urkainasi, Artur Samarin, 23 vjeçar.

Kjo akuzë kishte të bënte me vjedhjen e identitetit, pasi gjykata ka gjetur se Samarin aktualisht nuk e kishte vjedhur emrin amerikan që e kishte përdorë, Asher Potts.

Por, gjykata i ka mbajtur akuzat e tjera përfshirë sulmin seksual dhe korrupsionin e të miturve, pasi ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, derisa studionte në një shkollë të lartë në Pensilvani.

Gjatë një këmbimi të shpejtë të fjalëve me gazetarët jashtë gjykatës, Samarin i ka kërkuar falje nënës së tij në Ukrianë dhe tha se kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara, pasi “dëshironte vetëm të kishte jetë më të mirë”.

Samarin mbahet i arrestuar pasi nuk ka mundësi ta paguaj një shumë të kërkuar për mbrojtje në liri.

XS
SM
MD
LG