Ndërlidhjet

Bruksel: Kerry i ofron mbështetje Belgjikës


John Kerry (majtas) duke u përshëndetur me kryeministrin e Belgjikës, Charles Mishel, sot në Bruksel
John Kerry (majtas) duke u përshëndetur me kryeministrin e Belgjikës, Charles Mishel, sot në Bruksel

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, sot i ka ofruar mbështetje Belgjikës për hetimin e “akteve të neveritshme të terrorit”.

Këto komenta ai i bëri pas takimit me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel, në Bruksel.

Mëtutje, zyrtari i laertë amerikan ka theksuar:

“Në emër të presidentit Obama dhe gjithë popullit amerikan, ju transmetoj ngushëllimet tona të thella për popullin e Belgjikës dhe për të gjitha familjet, për të gjithë individët, që kanë pësuar humbje të jashtëzakonshme gjatë pak ditëve të fundit”, tha John Kerry.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të japin çfarëdo ndihme të nevojshme në hetimin e këtyre akteve të tmerrshme të terrorizmit dhe për sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës”.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, iu falënderua zotit Kerry duke theksuar se prania e tij është “shumë e rëndësishme” për Belgjikën.

John Kerry u ndal në Bruksel gjatë kthimit të tij nga Moska për në Uashington, për të demonstruar solidaritet pas sulmeve nga të cilat janë vrarë së paku 31 vetë dhe plagosur qindra të tjerë.

XS
SM
MD
LG