Ndërlidhjet

SHBA njofton se është vrarë një zyrtar i lartë i IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter ka thënë se ndihmës-komandanti i grupit terrorist Shteti Islamik është vrarë gjatë një bastisjeje nga SHBA-të.

Carter u tha sot gazetarëve në Uashinton se një zyrtar i lartë i IS-it, i njohur si Abd ar-Rahman Mustafa al-Qaduli, e që përshkruhet si “ministri financiar” i tyre, ishte një “terrorist i njohur”, i përfshirë në sulmet në Irak dhe Siri.

Carter nuk ka dhënë hollësi të tjera lidhur me operacionin dhe lidhur me atë nëse personi në fjalë është vrarë në Irak apo Siri.

Ai vetëm shtoi se vrasja e tij do ta “pengojë aftësinë” e Shtetit Islamik që të “ndërmarrë operacione brenda dhe jashtë Irakut dhe Sirisë”.

XS
SM
MD
LG