Ndërlidhjet

logo-print

Najim Laachraoui identifikohet si sulmuesi i dytë i aeroportit të Brukselit


Najim Laachraoui

Najim Laachraoui

Zyrtarët në Belgjikë e kanë identifikuar Najim Laachraoui si një nga dy sulmuesit vetëvrasës, të cilët hodhën vetën në erë në aeroportin e Brukselit, të martën.

Prokurorët federalë të Belgjikës, përmes një deklarate për medie të lëshuar sot, thanë se Laachraoui, 24 vjeçar, është identifikuar përmes ADN-së, që është gjetur në vendin e ngjarjes. Më herët ai kishte përdorur një emër të rremë, Soufiane Kayal.

Sulmuesi tjetër i aeroportit më herët është identifikuar si Ibrahim El Bakraoui.

Ndërsa, Laachraoui raportohet se ishte një student i mirë në shkollën katolike të Brukselit, përpara se të shkonte në Siri, në vitin 2013.

Ai gjithashtu ka lidhje me sulmet terroriste të nëntorit në Paris, ku mbetën të vrarë më 130 persona.

Ndërkohë, policia e Brukselit ka arrestuar sot tre njerëz, lidhur me sulmet e së martës në Bruksel, e po ashtu edhe të një sulmi të mundshëm terrorist, që është penguar të enjten.

Televisioni shtetëror belg tha se njëri nga personat e arrestuar po bartte me vete një çantë me eksploziv.

XS
SM
MD
LG