Ndërlidhjet

Ukraina sanksionon personat e përfshirë në rastin Savchenko


Ilustrim
Ilustrim

Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe ai Mbrojtës i Ukrainës kanë aprovuar caqet për sanksione kundër 54 individëve, që janë të përfshirë në përndjekjen e qytetarëve ukrainas, Nadia Savchenko dhe Oleh Sentsov.

Zyrtari për medie i presidentit Petro Poroshenko e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në twitter.

Këshilli përmes një deklarate ka bërë të ditur se në listë janë përfshirë “individë përgjegjës për rrëmbim, burgosje të paligjshme, tortura, falsifikim të provave, dhe organizim të shpalljeve ligjërisht të pavlefshme”.

Savchenko, një pilote ukrainase, është dënuar të martën më 22 vjet burg nga një gjykatë në Rusi, pasi u shpall fajtore për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës, në vitin 2014. Ajo i mohon këto akuza dhe thotë se është rrëmbyer në Ukrainë dhe në mënyrë ilegale është dërguar në Rusi.

XS
SM
MD
LG