Ndërlidhjet

Obama do të presë shefin e NATO-s më 4 prill


Foto arkivi
Foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të presë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, më 4 prill, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Dy liderët pritet të diskutojnë për luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, për krizën me migrantë, për samitin e ardhshëm të NATO-s dhe për rritjen e pranisë së NATO-së në Evropën lindore, në përgjigje të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama do të theksojë se Shtetet e Bashkuara “qëndrojnë së bashku me NATO-n pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Bruksel”, ku NATO-ja ka bazën.

Brukseli është goditur nga sulme terroriste të martën, të cilat kanë lënë të vrarë 31 veta.

Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG