Ndërlidhjet

Rolling Stones mban koncert historik në Havanë


Rolling Stones

Rolling Stones

Rolling Stones ka dridhur Havanën. Rock-grupi britanik ka performuar para dhjetëra-mijëra njerëzve në kryeqytetin e Kubës, ku muzika e tij ka qenë e ndaluar për disa dekada.

Mick Jagger ka mirëpritur fansat në gjuhën spanjolle, përpara se të niste performancën me hitin e vitit 1968 Jumpin’ Jack Flash.

Koncerti është zhvilluar pak ditë pas vizitës historike të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në Kubë.

Rolling Stones ka qenë i ndaluar në ishullin komunist, pasi muzika e tij është konsideruar si armiqësore.

Koncerti i grupit legjendar ka qenë falas.

Sipas mediave në Kubë, mbi 500,000 veta e kanë ndjekur atë.

XS
SM
MD
LG