Ndërlidhjet

Aeroporti i Brukselit nuk rihapet para së martës


Bruksel
Bruksel

Aeroporti ndërkombëtar i Brukselit nuk do të rihapet për fluturime të pasagjerëve përpara 29 marsit.

Aeroporti, përmes një deklarate të postuar në ueb-faqen e tij, ka thënë se do të zbatojë “masa të reja të sigurisë”, pas sulmeve me bomba që kanë ndodhur të martën në ambientet e aeroportit dhe në një stacion të metrosë në Bruksel.

Tridhjetenjë persona kanë humbur jetën në këto sulme dhe rreth 270 janë plagosur.

Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi militant Shteti Islamik (IS).

Zyrtarët belgë i kanë identifikuar dy kamikazët në aeroport si Najim Laachraoui dhe Ibrahim El Bakraoui.

XS
SM
MD
LG