Ndërlidhjet

Sulmet në Bruksel: Një person akuzohet për terrorizëm


Bruksel, Belgjikë
Bruksel, Belgjikë

Prokurorët belgë kanë akuzuar një person për vepra terroriste në lidhje me sulmet vdekjeprurëse në Bruksel.

I akuzuari është emëruar si Faycal C dhe është arrestuar të enjten.

Sulmet e së martës në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit kanë lënë 31 persona të vrarë.

Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Prokurorët belgë kanë thënë se Faycal C është kapur jashtë zyrës së prokurorit në Bruksel të enjten.

Në shtëpinë e tij nuk janë gjetur armë.

Faycal C është akuzuar për “përfshirje në një grup terrorist, në vrasje terroriste dhe në përpjekje për vrasje terroriste”.

Mediat belge raportojnë se një person i quajtur Faycal Cheffou është identifikuar si i dyshuari që ka ikur nga aeroporti i Brukselit, pasi dy shoqërues të tij kanë hedhur veten në erë atje.

Lexoni edhe këtë:

Aeroporti i Brukselit nuk rihapet para së martës

XS
SM
MD
LG