Ndërlidhjet

Clinton dhe Sanders përballen në tre shtete


Hillary Clinton dhe Bernie Sanders
Hillary Clinton dhe Bernie Sanders

Bernie Sanders do të përpiqet të zvogëlojë epërsinë e Hillary Clintonit në garën për nominimin e Partisë Demokratike për president të Shteteve të Bashkuara.

Zgjedhjet paraprake mbahen të shtunën në tre shtete: Uashington, Havaje dhe Alaska.

Sanders mbetet një ndjekës i vendosur, edhe pse Clinton ka 1,691 nga 2,383 delegatët e nevojshëm për të fituar.

Ai vazhdon të tërheqë dhjetëra-mijëra njerëz në tubimet e tij dhe të premten ka bërë thirrje për “revolucion politik”.

Clinton ka thënë se ka “2.6 milionë vota më shumë se Sanders”.

Votimet e së shtunës janë vetëm për nominimin demokratik.

Uashingtoni ka çmimin më të madh me 101 delegatë, Havajet kanë 25 dhe Alaska 16.

Te Partia Republikane favorit është miliarderi Donald Trump.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.

XS
SM
MD
LG