Ndërlidhjet

Teherani mohon sulmet kibernetike kundër SHBA-së


Ilustrim

Ilustrim

Irani ka mohuar mbështetjen për sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara, pasi një gjykatë e SHBA-së ka akuzuar zyrtarisht shtatë shtetas iranianë për ndërhyrje në dhjetëra banka amerikane.

“Republika Islamike e Iranit nuk i ka pasur kurrë në agjendë veprimet e rrezikshme kibernetike dhe nuk i mbështet masat e tilla”, ka thënë të shtunën Ministria e Jashtme iraniane.

Departamenti amerikan i Drejtësisë, më 24 mars, ka akuzuar shtatë iranianë që besohet se kanë qenë duke punuar në emër të Qeverisë në Teheran dhe i ka përshkruar ata si “hakerë kompjuterikë me përvojë”.

Sipas aktakuzës, së paku 46 institucione të mëdha financiare dhe kompani të sektorit financiar janë prekur nga fushata e koordinuar e hakerëve në periudhën 2011-2013.

Në një konferencë për media, prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Loretta Lynch, ka thënë se sulmet kibernetike kanë shkaktuar dhjetëra-miliona dollarë dëme.

XS
SM
MD
LG