Ndërlidhjet

Shqipëria kthen në Greqi gjashtë sirianë


Shqipëri

Shqipëri

Autoritetet e Shqipërisë kanë kthyer në Greqi gjashtë sirianë, të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Policia ka thënë të shtunën se ka arrestuar një shtetas shqiptar, 47 vjeç, i cili ka ndihmuar sirianët që të kalojnë një zonë malore pranë qytetit të Gjirokastrës, duke marrë nga 300 euro prej secilit.

Personi në fjalë akuzohet për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, që është vepër e dënueshme deri në shtatë vjet burgim.

Shqipëria është duke bashkëpunuar me Italinë dhe agjencitë evropiane për të parandaluar rrjedhën e mundshme të migrantëve.

Tirana ka thënë se nuk do të hapë kufirin, por nuk do të ndërtojë as mur dhe ka bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta evropiane nëse rruga e migrantëve do të kalojë nëpër Shqipëri.

Këtë muaj, disa vende të Ballanit dhe të Bashkimit Evropian kanë mbyllur kufijtë për migrantët, duke bërë që mijëra të tillë të mbeten të bllokuar në Greqi.

Vitin e kaluar, mbi një milion migrantë, shumica të ikur nga Lindja e Mesme, kanë arritur në vendet e BE-së.

XS
SM
MD
LG