Ndërlidhjet

Në Pragë përdhosen flamujt e Kinës


Presidenti i Kinës, Xi Jinping.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Flamujt e Kinës, të ngritur në Pragë përpara vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping, janë dëmtuar.

Policia ka thënë se mbi dhjetë flamuj “janë përdhosur me ngjyrë të zezë”.

Presidenti kinez pritet të arrijë në Pragë të hënën për një vizitë dyditore.

Demonstruesit kinezë, që kundërshtojnë politikat e Kinës në Tibet, pritet të organizojnë protesta gjatë vizitës.

Ata po ashtu pritet të varin një fotogarfi gjigante të udhëheqësit shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, pranë aeroportit, së bashku me një fotografi të ish-presidentit çek, Vaclav Havel, ish-disident.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Kinën për shtypje të kulturës tibetiane dhe të lirisë së shprehjes.

Qeveria e Kinës thotë se ekonomia e Tibetit është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme nën sundimin e saj.

XS
SM
MD
LG