Ndërlidhjet

Forcat siriane rimarrin Palmirën nga IS-i


Palmira, Siri

Palmira, Siri

Forcat qeveritare të Sirisë kanë rimarrë kontrollin e qytetit historik të Palmirës.

Televizioni shtetëror ka njoftuar sot se ushtria dhe milicitë aleate kanë nën kontroll të plotë Palmirën.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se pjesa më e madhe e luftëtarëve të grupit militant Shtetit Islamik janë tërhequr jashtë.

Palmira, e njohur botërisht për rrënojat e saj nga epoka romake, ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në muajin maj.

Ekstremistët më pas kanë demoluar disa monumunete.

Rikthimi i Palmirës shënon fitore të madhe për qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Damasku është ndihmuar në masë të madhe nga sulmet ajrore ruse.

XS
SM
MD
LG