Ndërlidhjet

Sanders mund Clintonin në tre shtete


Bernie Sanders
Bernie Sanders

Bernie Sanders ka mundur Hillary Clintonin në të trija shtetet që kanë votuar të shtunën për nominimin e Partisë Demokratike për president të Shteteve të Bashkuara.

Çmimi më i madh ka qenë Uashingtoni me 101 delegatë, por Sanders ka fituar edhe në Alaskë dhe Havaje.

Ai ka marrë mbi 70 përqind të votave në të trija shtetet.

Sanders ka falënderuar mbështetësit dhe ka thënë se fushata e tij ka marrë vrull.

Clinton, megjithatë, vazhdon të prijë me numrin e delegatëve që janë të nevojshëm për të fituar.

Votimet e së shtunës kanë qenë vetëm për nominimin demokratik.

Te Partia Republikane favorit është miliarderi Donald Trump.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.

XS
SM
MD
LG