Ndërlidhjet

Shumica e gjermanëve nuk i tremben terrorizmit


Mynih, Gjermani
Mynih, Gjermani

Shumica e gjermanëve thonë se nuk i tremben terrorizmit, pavarësisht sulmeve të fundit në Belgjikën fqinje.

Megjithatë, më shumë se gjyma e tyre thonë se presin që sulme të ketë këtë vit edhe në Gjermani.

Sipas sondazhit që ka kryer tabloidi gjerman Bild, 56 përqind e të anketuarve kanë thënë se nuk kanë frikë nga terrorizmi, krahasuar me 42 përqind që kanë shprehur të kundërtën.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, duke folur në të njëjtin artikull, ka thënë se nuk ka asnjë provë për planifikimin e sulmeve në Gjermani.

Ai e ka përshkruar situatën si të tensionuar, por ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të anulohen ngjarjet publike ose të ndërmerren masa të ngjashme.

De Maiziere ka përsëritur kërkesën për shpërndarje më të mirë të të dhënave midis agjencive evropiane të sigurisë.

Sulmet në Bruksel, që kanë ndodhur të martën, kanë vrarë 31 veta dhe kanë plagosur rreth 300.

Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi ekstremist Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG