Ndërlidhjet

logo-print

Papa dënon “refuzimin” e migrantëve


Vatikan, 27 mars 2016.

Vatikan, 27 mars 2016.

Papa Françesku ka dënuar ata që nuk i ndihmojnë migrantët, gjatë fjalimit të tij tradicional për Pashkët.

Papa ka thënë se migrantët shpesh përballen me refuzimin e atyre që mund t’i mirëpresin dhe t’i ndihmojnë.

Ai e ka cilësuar terrorizmin si “dhunë të verbër dhe brutale” që duhet të luftohet me “armët e dashurisë”.

Dhjetëra-mijëra migrantë, shumica të ikur nga konfliktet në Siri dhe Irak, kanë mbetur të bllokuar në Greqi, pasi vendet evropiane dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për të mbyllur rrugën e tyre drejt veriut të Evropës.

Papa ka mbajtur fjalimin “Urbi et Orbi” apo Për qytetin dhe botën, përpara mijëra besimtarëve të tubuar në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Papa ka dënuar po ashtu sulmet e fundit në Belgjikë, Turqi, Nigeri, Çad, Kamerun, Bregun e Fildishtë dhe Irak.

Ceremomia në Sheshin e Shën Pjetrit është zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë.

XS
SM
MD
LG