Ndërlidhjet

Përfundon inspektimi i aeroportit në Bruksel


Dëmet në aeroportin e Brukselit pas sulmit me bomba.

Dëmet në aeroportin e Brukselit pas sulmit me bomba.

Policia belge, që po heton sulmet vdekjeprurëse në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit, ka mbaruar hetimet e saj në këtë vend.

Inspektimi i terminalit ka konstatuar se ndërtesa kryesore është e qëndrueshme.

Sulmet e së martës në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit kanë lënë të vrarë 31 veta.

Agjencitë belge të lajmeve kanë raportuar sot se prokurorët kanë akuzuar personin e dytë në lidhje me një sulm të dështuar në rajonin e Parisit.

Megjithatë, prokurorët nuk kanë qenë në dispozicion për konfirmim të drejtpërdrejtë.

Disa njerëz janë arrestuar nën akuzat për terrorizëm në Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Itali prejse kanë ndodhur sulmet në Bruksel më 22 mars.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG