Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen edhe 4 të dyshuar për sulmet në Bruksel


Bruksel

Bruksel

Prokurorët belgë kanë thënë se policia ka arrestuar të dielën katër persona, nën dyshimet se kanë lidhje me sulmet terroriste në Bruksel.

Zyra e Prokurorit Federal të Belgjikës ka thënë përmes një deklarate se policia ka kryer 13 bastisje të reja në Bruksel dhe në dy qytete të tjera në veri.

Ajo ka thënë se nëntë persona janë marrë në pyetje, por pesë prej tyre janë liruar.

Porokurorët kanë thënë se nuk mund të japin detaje të tjera.

Të shtunën, prokurorët kanë bërë të ditur se tre persona të arrestuar në lidhje me sulmet e 22 marsit në Bruksel janë akuzuar për vepra terroriste.

Sulmet në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit kanë lënë të vrarë 31 veta dhe të plagosur rreth 270.

Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG