Ndërlidhjet

Moldavët kërkojnë bashkimin me Rumaninë


Kishinjev, Moldavi
Kishinjev, Moldavi

Mijëra njerëz kanë dalë të dielën në rrugët e Kishinjevit, duke bërë thirrje për ribashkimin e Moldavisë me Rumaninë.

Organizatorët e tubimit kanë thënë se 50,000 veta kanë marrë pjesë në protestë, ndërsa, sipas policisë, 5,000 deri në 6,000.

Protestuesit kanë thënë se bashkimi me Rumaninë, anëtare e Bashkimit Evropian, do ta nxiste edhe Moldavinë të lvizte përpara, drejt BE-së.

Protesta ka pasur për qëllim të shënojë edhe 98 vjet prejse ish-provinca rumune Besarabia, e cila përfshin rajonin e Moldavisë dhe të Ukrainës sot, është unifikuar me Rumaninë, më 1918.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Besarabia është përfshirë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe shumica e territorit të saj është bërë republika sovjetike e Moldavisë.

XS
SM
MD
LG