Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra të vrarë nga sulmi në një park në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Autoritetet pakistaneze kanë bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës ka vrarë dhjetëra njerëz në një park publik në qytetin e Lahores.

Shpërthimi ka ndodhur pranë një këndi për fëmijë në parkun Gulshan-e-Iqbal.

Zyrtarët kanë dhënë shifra të ndryshme për numrin e të vrarëve.

Mustansar Feroz, inspektor i policisë për zonën, ka thënë se së paku 38 veta janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur.

“Shumica e të vdekurve dhe të të plagosurve janë gra dhe fëmijë”, ka thënë ai.

Një zyrtar shëndetësor ka thënë për agjencinë AP se 44 persona janë vrarë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Lahore është kryeqytet i provincës Punxhab të Pakistanit, e cila është bastion politik i kryeministrit Nawaz Sharif.

XS
SM
MD
LG