Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Talibanët e kanë vrarë një gjyqtar provincial


Forcat e sigurisë afgane duke i kontrolluar udhëtarët në provincën Gazni

Forcat e sigurisë afgane duke i kontrolluar udhëtarët në provincën Gazni

Militantët talibanë e kanë vrarë një gjyqtar provicnial në Afganistan, në sulmin e fundit kundër zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.

Një zëdhënës lokal në provincën Gazni tha dje se gjyqtari, Anwar Rahmani, ishte vrarë pardje derisa gjendej në provincën fqinje, Vardak.

Përgjegjësinë për këtë vrasje e kanë marrë talibanët.

Për një kohë të gjatë gjytarët në Afganistan janë në shënjestër të militantëve talibanë.

Militantët, që e kanë kontrollin ndaj hapësirave në provincat Gazni dhe Vardak, i kanë intensifikuar sulmet kundër qeverisë dhe forcave të sigurisë afgane në gjithë Afganistanin, prej vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG