Ndërlidhjet

logo-print

Mediat ruse: Tre helikopterë sulmues kthehen nga Siria


Helikopteri ushtarak rus i tipit Mi-24 në bazën Hmejmim në Siri

Helikopteri ushtarak rus i tipit Mi-24 në bazën Hmejmim në Siri

Mediat shtetërore ruse kanë raportuar sot se tre helikopterë të rëndë ushtarakë janë larguar nga baza ruse në Siri, Hmejmim, dhe janë nisur për në Rusi.

Kanali televiziv, Rossiya 24, e ka paraqitur një oficer rus në këtë bazë, duke thënë se forcat ruse që mbesin në Siri janë të mjaftueshme “për ta kthyer në çdo moment çfarëdo sulmi dhe për ta përmbushursecilën detyrë ushtarake”.

Presidenti i Rusisë, Vlaidmir Putin, këtë muaj ka shpallur se “pjesa kryesore” e forcave të armatosura ruse në Siri, do të fillojnë të kthehen pas pesë muajve të sulmeve ajrore, duke theksuar se Moska e ka rritur pjesën më të madh të qëllimeve të veta.

Dje, zoti Putin i ka uruar presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, rimarrjen e kontrollit të qytetit të lashtë Palmyra, nga militantët e grupit, Shteti Islamik.

Rusia ka qenë mbështetës i fuqishëm i Assadit në luftën e tij kundër grupit ekstremsit, Shteti Islamik, dhe kundër grupeve të moderuara opozitare, disa prej të cilave mbështeten nga Shetet e Bashkuara dhe aleatët amerikanë.

XS
SM
MD
LG