Ndërlidhjet

A. Saudite dhe kryengritësit shiitë i këmbyen të burgosurit


Pamje pas një sulmi ajror të koalicionit të udhëhequr nga A. Saudite në Jemen

Pamje pas një sulmi ajror të koalicionit të udhëhequr nga A. Saudite në Jemen

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton kundër kryengritësve shiitë huthi në Jemen, ka njoftuar sot se i ka këmbyer nëntë të burgosur sauditë për 109 shtetas të Jemenit, para bisedimeve për arritjen e paqes të parapara për muajin e ardhshëm.

Këmbimi i të burgosurve është bërë dje.

Ky ishte njëri nga disa këmbimet e të burgosurve ndërmjet dy palëve, prej fundit të vitit të kaluar.

Gjatë konfliktit në Jemen janë vrarë më se 6 mijë njerëz dhe është shkaktuar krizë humanitare.

Jemeni është njëri nga vendet më të varfëra në botën arabe.

Në këtë konflikt, qeveria e Jemenit, e mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, lufton kundër kryengritësve shiitë huthi, që janë aleatë të një ish-presidenti të Jemenit.

XS
SM
MD
LG