Ndërlidhjet

logo-print

Zyrtari: Për ripërtritjen e Palmirës duhet pesë vite


Fotografi e djeshme e Harkut Triumfal që ishte dëmtuar nga militantët e IS-it në Palmira të Sirisë

Fotografi e djeshme e Harkut Triumfal që ishte dëmtuar nga militantët e IS-it në Palmira të Sirisë

Gërmadhat e objekteve të lashta në qytetin sirian, Palmira, të dëmtuara rëndë nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, mund të ripërtrihen për pesë vjet, tha përgjegjësi për antikitete në Siri, Maamoun Abdulakrim.

Ai, mëtutje, theksoi se ekspertët e arkeologjisë janë nisur sot për në Palmira, për t’i vlerësuar dëmet, vetëm një ditë pasi trupat siriane dhe milicitë proqeveritare, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, e rimorën kontrollin në këtë qytet nga grupi militant, Shteti Islamik (IS).

“Nëse do të kemi miratim të UNESCO-s, neve na nevojiten pesë vite për ripërtritjen e strukturave të dëmtuara nga IS-it”, tha Abdulkarim, transmeton agjencia AFP.

Gjatë 10 muajve sa e kishin nën kontroll këtë qytet, militantët e Shteti Islamik i kanë vrarë dhjetëra vetë dhekanë shkatërruar artefakte me vlerë të jashtëzakonshme, më të vjetra se 1,800 vjet, përfshirë edhe Harkun Triumfal të njohur romak.

Shkalla e dëmtimeve mbetet e paqartë, megjithqë pjesa më e madhe e gërmadhave historike thuhet se kanë mbetur të paprekura.

Abdulkarim thotë se “në përgjithësi, terreni është në gjendje të mirë” dhe se autoritetet kishin “pritur më të keqen”.

Agjencia AP e ka cituar një zyrtar ushtarak sirian që ka thënë se ekipet e bombave kanë filluar t’i pastrojnë minat dhe bombat që ishin lënë nga IS-i në Palmira.

Ky zyrtar, që ka folur në kushte anonimiteti tha se materjet eksplozive ishin vendosur në pjesën më të madhe të Palmirës, përfshirë hapësirat e banuara dhe lagjen historike.

XS
SM
MD
LG