Ndërlidhjet

Kabul: Sulm me raketa në Parlamentin e Afganistanit


Pamje e forcave të sigurisë në hyrje të ndërtesës së parlamentit në Kabul
Pamje e forcave të sigurisë në hyrje të ndërtesës së parlamentit në Kabul

Zyrtarët thonë se militantët talibanë sot i kanë shkrepur disa të raketa në kompleksin e Parlamentit të Afganistanit, derisa pritej fjalimi i një zyrtari të inteligjencës dhe i ministrit të brendshëm.

Nga ky sulm, për të cilin përgjegjësinë e kanë marrë talibanët, nuk është raportuar për viktima eventuale.

“Tri raketa janë lansuar në parlament, por ato nuk e kanë goditur ndërtesën kryesore”, tha Safiullah Muslim, anëtar i parlamentit, dhe ka shtuar se “kjo ndodhi derisa mbahej seanca”.

Në të kaluarën, herë pas herë, ka pasur sulme të tilla kundër ndërtesave të qeverisë dhe hapësirave diplomatike në kryeqytetin Kabul.

Por, gjatë muajve të fundit është shënuar rënie e sulmeve vdekjeprurëse në këtë qytet.

Ferguson: Përpjekjet për rrënimin e drejtësisë në Bosnjë –

XS
SM
MD
LG