Ndërlidhjet

Ferguson: Përpjekjet për rrënimin e drejtësisë në Bosnjë – të papranueshme


Edward Ferguson - ambasador britanik në Bosnjë Hercegovinë
Edward Ferguson - ambasador britanik në Bosnjë Hercegovinë

Ambasadori i Britanisë në Bosnjë Hercegovinë, Edward Feguson, ka deklaruar se përpjekjet për rrënimin e sistemit të drejtësisë në këtë vend, qoftë me kërcënim për referendum apo me pohime të pabaza për institucionet e drejtësisë, janë të papranueshme.

Mëtutje, në intervistën për të përditshmen Oslobogjenje, ambasadori Ferguson tha se nuk është fshehtësi se në Bosnjë Hercegovinë “ekziston ndikim politik në secilin nivel të sistemit të drejtësisë dhe ekzistojnë dobësi praktike lidhur me efikasitet dhe mungesë të ekspertizës teknike”.

Pavarësisht nga përparimi që është arritur, ai ka theksuar se deri në arritjen e standardeve evropiane ende është rrugë e gjatë.

“Nëse dëshirojmë të arrijmë sukses, atëherë duhet të ekzistoj përkushtim i sinqert i të gjithë – politikanëve, nëpunësve të drejtësisë, mediave dhe opinionit – për pavarësi dhe paanësi në gjithë sistemin e drejtësisë”, ka theksuar Ferguson.

Ai ka përsëritur se referendumi në Republikën Serbe për Gjykatën dhe Prokurorinë e Bosnjë Hercegovinës është i papranueshëm dhe se ai “do të ishte sfidë për sovranitetin dhe tërësinë e Bosnjë Hercegovinës”.

XS
SM
MD
LG