Ndërlidhjet

Në Somali vriten "mbi 100 militantë" të Al Shababit


Pjesëtarë të grupit militant Al Shabab - foto arkivi
Pjesëtarë të grupit militant Al Shabab - foto arkivi

Së paku 115 luftëtarë të grupit militant Al Shabab janë vrarë në luftimet me forcat qeveritare në veri të Somalisë, kanë bërë të ditur zyrtarët atje.

Sipas tyre, 110 militantë të tjerë janë zënë robër gjatë luftimeve.

Këto pretendime, megjithatë, nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Bashkimi Afrikan ka rreth 22,000 trupa që luftojnë Al Shababin në Somali, i cili është formuar rreth dhjetë vjet më parë dhe lufton për sundimin islamik.

Muajin e kaluar, militantët kanë sulmuar një bazë të Bashkimit Afrikan në qytetin el-Ade.

Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, ka thënë se rreth 180 trupa të Kenias, pjesë e Bashkimit Afrikan, janë vrarë në këtë sulm.

XS
SM
MD
LG