Ndërlidhjet

Busti i Nënë Terezës vendoset në Pallatin Presidencial të Maltës


Gjatë ceremonisë së inaugurimit...

Gjatë ceremonisë së inaugurimit...

Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, kanë inauguruar të hënën bustin e Nënë Terezës, të dhuruar nga Jahjaga, në emër të qytetarëve të Kosovës.

"Busti i Nënë Terezës u inaugurua në Pallatin Presidencial San Anton në Atard të Maltës. Ky inaugurim u bë për të shënuar vitin e shenjtërimit të Nënë Terezës", thuhet në njoftimin që ka lëshuar Zyra e Presidencës.

Nënë Tereza do të shpallet katolike e shenjtë në muajin shtator.

Papa Françesku ka miratuar në muajin dhjetor një dekret për njohjen e një mrekullie, që i atribuohet ndërmjetësimit të saj me Perëndinë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më pas është bërë e njohur në gjithë botën si Nënë Tereza, ka lindur në Shkup, më 26 gusht, 1910, në një familje me prejardhje nga Prizreni.

Ajo ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1979. Më 5 shtator, 1997, Nënë Tereza ka ndërruar jetë në Kalkuta të Indisë.

XS
SM
MD
LG