Ndërlidhjet

Kriza me migrantë, SHBA ndan fonde të reja për Evropën


Migrantët në kufirin Greqi-Maqedoni
Migrantët në kufirin Greqi-Maqedoni

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar të hënën se do të ndihmojnë me 20 milionë dollarë shtesë Greqinë, Turqinë dhe vendet e Ballkanit, të cilat po përballen me fluks migrantësh nga Siria, Iraku dhe gjetkë.

Kontributi përfshin 17.5 milionë dollarë për Komisionarin e Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, dy milionë dollarë për punën në Greqi të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe 500,000 dollarë për e Fondin e OKB-së për Popullsinë, përkatësisht punën e tij me gra dhe vajza në juglindje të Evropës, për të parandaluar dhunën në baza gjinore, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

Fondet çojnë në 44 milionë dollarë ndihmën totale të SHBA-së për Evropën që nga viti i kaluar.

Evropa po përballet me krizën më të madhe me migrantë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbi një milion njerëz kanë arritur në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015.

Javëve të fundit, dhjetëra-mijëra migrantë kanë mbetur të bllokuar në Greqi, pasi vendet evropiane dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për të mbyllur rrugën e tyre drejt veriut të Evropës.

XS
SM
MD
LG