Ndërlidhjet

Të shtëna me armë në ndërtesën e Kongresit të SHBA-së


Uashington, 28 mars 2016.
Uashington, 28 mars 2016.

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qendrën e vizitorëve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe punëtorëve u është thënë të strehohen.

Autoritetet kanë thënë se personi i armatosur është kapur dhe se një polic është plagosur.

Ndërtesa e Kongresit është mbyllur për shkak të kërcënimit për sigurinë.

Policia e qytetit të Uashingtonit e ka cilësuar incidentin si të izoluar, duke thënë se nuk ka “kërcënim aktiv” për publikun.

Kongresi amerikan është në pushim për Festën e Pashkëve, por disa anëtarë të tij dhe pjesëtarë të stafit kanë qenë në ndërtesë.

Disa anëtarë të Kongresit kanë bërë postime në mediat sociale, duke raportuar se stafi i tyre është mirë dhe në vend të sigurt.

Në vitin 1998, dy policë janë vrarë kur një sulmues ka kaluar sigurimin dhe ka hyrë në Kongres.

Siguria qysh atëherë është rritur.

XS
SM
MD
LG