Ndërlidhjet

Partitë kryesore të Ukrainës formojnë koalicion të ri


Zgjedhjet në Ukrainë, 20 tetor 2015

Tri partitë kryesore parlamentare të Ukrainës janë pajtuar për formimin e një koalicioni të ri dhe ta nominojnë kryetarin e Kuvendit të Ukrainës, Volodymyr Hroysman, për kryeministër të ri të Ukrainës, kanë njoftuar zyrtarët partiakë.

Të tre partnerët e koalicionit të ri përfshijnë partinë e kryeministrit të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, fraksionin e presidentit Petro Poroshenko, dhe partinë e ish-kryeministres Yulia Tymoshenko. Që të tri partitë më herët kanë qenë partnere të koalicionit.

Dy ish-aleatë të koalicionit, partia populiste radikale dhe partia reformiste, kanë refuzuar që t’i ribashkohen kësaj aleance, kanë njoftuar zyrtarë partiakë.

Marrëveshja mund të shënojë fundin e shumë muajve të luftës politike dhe pretendimeve për korrupsion, që kanë penguar reformat e kërkuara nga Perëndimi dhe njëkohësisht kanë prishur negociatat për një kredi të re prej 1.7 miliard dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, gjë që do ta ndihmonte ekonominë e vendit.

XS
SM
MD
LG