Ndërlidhjet

logo-print

FBI hap iPhone-in e militantit, pavarësisht refuzimit të Apple


Ilustrim

Ilustrim

Në SHBA, FBI ka njoftuar se me sukses ka hapur një iPhone të sulmesit në masë në Kaliforni, gjë që ka mundësuar heqjen dorë nga një rast gjyqësor kundër prodhuesit të telefonave, Apple.

Ky veprim befasues shënon fundin e një beteje ndërmjet qeverisë dhe kompanisë së njohur të teknologjisë, gjë që kishte ngritur dilema të rëndësishme lidhur me privatësinë personale dhe mbrojtjen e të dhënave.

Qeveria kishte kërkuar nga një gjykatës federal që ta obligonte Apple për ta ndihmuar FBI-në në hapjen e iPhone-it. Por, Apple kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë, duke u thirrur në obligimet e saj për ta mbrojtur privatësinë e konsumatorëve.

Pasi FBI kishte hequr dorë nga padia, Apple e kishte përsëritur qëndrimin se kërkesa e qeverisë ishte e gabuar.

Rasti ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka theksuar tensionet në rritje ndërmjet autoriteteve qeveritare në SHBA dhe industrisë së teknologjisë, lidhur me qasjen në të dhënat personale në telefonat privat, kur ata përdoren gjatë kryerjes së krimeve.

XS
SM
MD
LG