Ndërlidhjet

Rëmbehet një aeroplan në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim

Një aeroplan nga Egjipti është rrëmbyer dhe është detyruar të ulet në Qipro. Raportohet se 55 udhëtarë ndodhen në bord, me një ekuipazh prej 7 vetësh.

Të paktën një nga rrëmbyesit mendohet të ndodhet në bordin e aeroplanit të EgyptAir, dhe besohet se është i armatosur.

Aeroplani “Airbus 320” ishte duke udhëtuar nga Aleksandria në Kajro.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje.

XS
SM
MD
LG