Ndërlidhjet

Aprovohet dorëheqja e Kryeprokurorit të Ukrainës


Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Viktor Shokin
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Viktor Shokin

Parlamenti i Ukrainës ka aprovuar sot dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit, Viktor Shokin.

Ai ishte parë nga përkrahësit ukrainas të Perëndimit si pengesë në luftimin e korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi kanë bërë thirrje për reforma të thella në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për të cilën shpesh është thënë se ka luajtur një rol kryesor në mbrojtjen e interesave vetanake dhe ka lejuar që korrupsioni në vend të lulzojë.

Vendimi i aprovuar për dorëheqjen e tij kaloi me 289 vota, shumë më tepër sesa 226 sa ishin të nevojshme.

XS
SM
MD
LG