Ndërlidhjet

Parlamenti i Belgjikës ndërmerr masa shtesë të sigurisë


Ilustrim
Ilustrim

Parlamenti Federal i Belgjikës ka ndërmarrë masa shtesë të sigurisë, por e ka mbajtur nivelin e kërcënimeve në shkallën e tretë, nga gjithsej katër shkallë, ka thënë një zëdhënëse, duke mohuar raportet se është rritur niveli i sigurisë për këtë institucion.

“Neve na është thënë të ndërmarrim masa shtesë të sigurisë, si nën tokë ashtu edhe mbi tokë”, ka thënë një zëdhënëse, duke shtuar se Parlamenti ka mbajtur nivelin e kërcënimeve në shkallën e tretë.

Belgjika e ka ulur nivelin e vigjilencës për gjithë vendin në shkallën e tretë, javën e kaluar, pas një serie të arrestimeve të të dyshuarve, pas sulmeve të 22 marsit në Bruksel.

XS
SM
MD
LG