Ndërlidhjet

logo-print

Nga Palmira largohen 150 mina


Pamje nga droni të qytetit të Palmirës, 28 mars 2016

Pamje nga droni të qytetit të Palmirës, 28 mars 2016

Zyrtarë sirianë kanë thënë se 150 bomba të vendosura nga grupi ekstremist Shteti Islamik, janë larguar nga ekspertët për deminim, në qytetin historik të Palmirës.

Kryetari i Muzeve dhe Antikiteteve në Siri, Maamoun Abdul-Karim tha se sot një ekipë teknike është kthyer në Damask, pas dy ditë pune në Palmira.

Trupat siriane morën qytetin nga militantët e Shtetit Islamik, më 27 mars, pas tri javësh të luftimeve intesive.

Abdul-Karim tha se ekipi ka fotografuar brenda muzeut, ku shumë statuja janë dëmtuar nga IS-i gjatë kontrollit 10 mujor të qytetit të Palmirës.

Ai tha se ekipi teknik nuk pati mundësi që të arrinte në lokacione të largëta, përfshirë varrezat, pasi atje janë me ‘qindra mina”.

XS
SM
MD
LG