Ndërlidhjet

logo-print

Rreth 70 qytetarë të Kosovës mbeten të përfshirë në luftërat në Siri e Irak


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Kosovës konfirmon se janë rreth 70 qytetarë nga Kosova të cilët aktualisht gjenden në vatrat e luftës në Lindje të Mesme (Siri e Irak). Ndërkaq potencohet edhe fakti se për tetë muajt e fundit, sipas evidencave të Policisë dhe shërbimeve tjera, nuk janë shënuar raste të shkuarjes apo përfshirjes së qytetarëve tjerë në këto luftëra.

Këto të dhëna u paraqitën pas një takimi që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe udhëheqës të Policisë se Kosovës ku është diskutuar gjendja e përgjithshme e sigurisë me fokus në çështjet e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit.

Aty u vlerësua se Kosovës është e përgatitur në të gjitha aspekte në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit.

Kryeministri Mustafa tha se në saje të punës që kanë bërë institucionet e sigurisë për tetë muaj nuk është shënuar asnjë shkuarje e ndonjë shtetasi të Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak.

Kurse ministri Hyseni tha se në bazë të informacioneve që kanë janë rreth 70 qytetarë të Kosovës që aktualisht gjinden në vatra të luftën në Lindje të Mesme.

XS
SM
MD
LG