Ndërlidhjet

Haga refuzon plotësimin e kërkesave për Hartmann


Pamje gjatë arrestimit të Hartmann, 24 mars 2016
Pamje gjatë arrestimit të Hartmann, 24 mars 2016

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka refuzuar një kërkesë për përmirësim të kushteve nën të cilat po mbahet Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e kryeprokurores, ka thënë sot avokati i saj.

Francezja Hartmann, 53 vjeçare, e cila është dënuar me shtatë ditë burg, pas shkrimit të një libri që përmbante hollësi konfidenciale të burgut, ishte kapur në mënyrë dramatike të enjten, në hyrje të Gjykatës, përderisa provoi të përcillte nga afër shpalljen e vendimit për ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

Avokati i saj, Guenael Mettraux, gajtë fundjavës dorëzoi disa propozime për Tribunalin e Hagës, për “modifikim” të rrethanave nën të cilat ajo po mbahet, si dhe bëri thirrje për lirim të mëhershëm të saj.

“Ata kanë refuzuar që t’i ndryshojnë kushtet në të cilat ajo po mbahet, të cilat, për arsye të çuditshme, nuk i kanë bërë publike”, ka thënë Mettraux.

XS
SM
MD
LG