Ndërlidhjet

logo-print

Pas sulmit në Pakistan, organet e sigurisë ndalojnë rreth 5000 persona


Forcat e sigurisë, pas sulmit në Pakistan, 28 marsit 2016

Forcat e sigurisë, pas sulmit në Pakistan, 28 marsit 2016

Një ministër provincial në Pakistan thotë se më shumë se 5000 militantë të dyshuar janë ndaluar që nga sulmi vetëvrasës i së dielës, në një park në Lahore, i cili la të vrarë më shumë se 70 vetë.

Hetuesit më vonë i kanë liruar pothuajse të gjithë, përveç 216 të dyshuarve, ka thënë sotRana Sanaullah, një ministër i provincës së Punjabit.

Ai tha se gjatë bastisjeve janë angazhuar policë të ndryshëm, prej atyre të njësisë së anti-terrorizmit e deri te agjentët sekretë. Ai ka konfirmuar se forcat ushtarake dhe paramilitare do të përdoren në operacionet në të ardhmen.

Jamaat-ur-Ahrar mori përgjegjësinë për bombardimin e 27 marsit, duke thënë se në shënjestër i kishin të krishterët që po festonin Pashkët. Grupi gjithashtu paralajmëroi se do t’i shtojë sulmet.

XS
SM
MD
LG