Ndërlidhjet

Kosova dhe SHBA nënshkruan marrëveshjen për ekstradim 


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, kanë nënshkruar marrëveshje për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja, sipas presidentes Jahjaga,garanton që kriminelet do të vihen para drejtësisë.

“Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot Kosova dhe SHBA-të, përpos që forcojnë partneritetin dhe përcaktimin për rend dhe ligj, dy shtetet garantojnë që kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve të vendeve tona do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë”, është shprehur Jahjaga.

Ndërkaq, ambasadori Delawie e ka cilësuar si një ngjarje historike aktin e nënshkrimit duke thënë se Kosova dhe SHBA-të zotohen se nuk do të bëhen strehë për kriminelët. Sipas tij, kjo marrëveshje ia rrit kredibilitetin Kosovës si shtet.

“Marrëveshja do të kontribuojë në sigurinë rajonale. Ajo është mekanizëm që të rrisë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ky kredibilitet rritet edhe kur luftohen çështjet e korrupsionit”, ka thënë Delawie.

Marrëveshja parasheh edhe ngritjen e aftësive profesionale të prokurorëve dhe gjykatësve për të qenë sa më efikas në ndjekjen dhe gjykimin e kriminelëve, andaj u premtuan të shpenzohen rreth 12 milionë dollarë, nga qeveria amerikane, për ketë çështje.

XS
SM
MD
LG