Ndërlidhjet

Shpërthim në kryeqytetin afgan, të paktën një person i vrarë


Pamje pas sulmit në Kabul, 29 mars 2016

Pamje pas sulmit në Kabul, 29 mars 2016

Një bombë ka shpërthyer nën një urë në kryeqytetin e Afganistanit, duke vrarë një person dhe lënduar nëntë të tjerë.

Ministria e Brendshme tha se pesë zyrtarë policorë, përfshirë një shef rajonal të policisë, janë suspenduar për shkak të sulmeve të sotme në Kabul dhe po hetohen për neglizhim të detyrave të tyre.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Bombat e vendosura në rrugë janë kërcënim serioz për forcat e sigurisë së Afganistanit, si dhe për civilët kudo në vend.

Policia e Afganistanit shpesh shihet si e paaftë dhe e korruptuar, dhe shpesh përfshihet në krime, sikurse rrëmbimet për shpërblim.

XS
SM
MD
LG