Ndërlidhjet

Çekia dhe Kina - marrëveshje për partneritet strategjik


Xi Jinping (i dyti nga e majta) dhe Milos Zeman (afër tij ulur) gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së sotme për partneritet strategjik
Xi Jinping (i dyti nga e majta) dhe Milos Zeman (afër tij ulur) gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së sotme për partneritet strategjik

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e ka nënshkruar një partneritet strategjik gjatë vizitës së tij në Çeki.

Këtë marrëveshje, sot në kryeqytetin Pragë, e kanë nënshkruar presidenti i Çekisë, Milos Zeman, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, i cili tha se ajo “përcakton një drejtim politik për zhvillimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen”.

Pas vizitës në Çeki, presidenti kinez shkon për vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Komentatorët thonë se kjo vizitë reflekton qasje më të madhe të Çekisë ndaj biznesit me Kinën, se sa ajo që ka ekzistuar nën presidentin e ndjerë, Vaclav Havel, që ishte mbështetës i fuiqishëm i të drejtave të njeriut.

Presidenti çek, Milos Zeman, ishte i vetmi lider i një shteti të Bashkimit Evropian, që ka marrë pjesë në festimet në Kinë, me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vitin e kaluar, me ç’rast pat thënë se shpreson se vendi i tij do të bëhet “hyrje” për Kinën në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, marrëveshjet e biznesit që do të nënshkruhen gjatë vizitës triditëshe të presidentit kinez, Xi Jingping, mund të sjellin afro 3.9 miliardë dollarë investime të Kinës në Çeki këtë vit.

XS
SM
MD
LG